
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho, dhe për qëndrimin e opozitës ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Berisha u shpreh se qëndrimi i PD-së ndaj çdo punonjësi të SPAK, gjykatës, policisë apo Byrosë Kombëtare të Hetimit do të varet vetëm nga mënyra se si ata respektojnë ligjin.
“Qëndrimi im ndaj çdo punonjësi të prokurorisë speciale, gjykatës, policisë dhe BKH-së është qëndrimi që ata do të mbajnë ndaj ligjit. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se opozita do të mbështesë çdo drejtues apo punonjës të SPAK që vepron në përputhje me ligjin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit në punën e këtij institucioni.