Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Instituti amerikan Cato renditi Shqipërinë të 39-ën në botë për lirinë ekonomike


Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit me gazetarët.  Rama u shpreh se Instituti amerikan Cato, një nga institucionet më të njohura që publikon Indeksin e Lirisë Njerëzore dhe Ekonomike, ka renditur Shqipërinë në një pozicion mjaft pozitiv. Sipas tij, vendi ynë është klasifikuar i 39-ti në rang global dhe i 9-ti në Europën Lindore.

“Instituti amerikan Cato që është institut i mirënjohur dhe publikon edhe Indeksin lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike dhe më vjen mirë të ndaj me ju që Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues dhe është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9 në të gjithë pjesën e Europës lindore, ku sa i përket lirisë ekonomike rendit para vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia e kështu me radhë dhe për lirinë njerëzore”, tha Rama.