Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në Greqi autostrada me 6 korsi kushton 4 milionë euro/km, Lubi Balluku i bën me 22 milionë euro/km


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe zv.kryeministren Balluku për abuzim me tenderat publikë.

Në fjalën e tij para mbështetësve në foltoren e së hënës, kryedemokrati solli si shembull Greqinë ku qeveria e shtetit fqinj ka ndërtuar një autostradë me gjashtë korsi me 4 milionë euro kilometri, ndërkohë në Shqipëri rrugët kushtojnë nga 17 deri në 22 milionë euro kilometri.

“Këtë vit autoritetet greke kanë prokuruar autostradën Janinë–Kakavijë me gjashtë korsi dhe standarde evropiane, me një kosto prej rreth 4 milionë euro për kilometër. Sipas tij, kjo bie në kontrast të fortë me, siç i quajti, “rrugët e florinjta” në të ndërtuara nga “Lubi Balluku” kanë kosto që variojnë nga 17 deri në 22 milionë euro për kilometër. Pra, zinxhiri i vjedhjeve të tyre, i qëndrimeve të tyre nuk ka fund,” tha Berisha.