Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Regjistrimet dëshmojnë se Linda Rama është padrone e tenderave te AKSHI


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se regjistrime ambientale të biznesmenit Gerond Meçe dëshmojnë, sipas tij, se bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, është “padronia e tenderave në AKSHI”.

“Gerond Meçe pohon gjithashtu se Linda Rama është patronazhistja e prokurimeve. Nuk përmendet Mirlinda Karçanaj, por Linda Rama. Linda Rama është padronia e tenderave”, deklaroi Berisha.