Vendosni fjalën kyçe....

Lapaj: Rama s’mundet me kapsolla por me rezistencë


Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, pas përfundimit të protestës së thirrur nga Sali Berisha, u pozicionua pranë Kryeministrisë, duke deklaruar se do të vijojë qëndresën kundër qeverisë.

Në një prononcim për mediat, Lapaj theksoi se regjimi, sipas tij, nuk mund të rrëzohet me dhunë apo kapsolla, por vetëm përmes rezistencës qytetare dhe masivitetit. 

“Për dy orë hymë në rezistencën e16. Rama dhe regjimi i tij mundet me rezistencë nuk mundet dot me kapsolla. Se po të jetë për kapsolla kanë më shumë këta, të jetë për dhunë kanë më shumë këta.

Këta munden vetëm me masivitet qendrestarësh. Do qëndrojmë këtu dhe do kërkojmë masivitet qytetarët për ta bllokuar. Unë vazhdoj në protestë, t’i thua të ftuan në protestë…

Unë jam 15 ditë në protestë. Kjo është protesta. Është shumë me rëndësi që të kuptojmë që rezistenca, është pika e kthesës përballë këtij regjimi që ka marrë peng vendin.

Kjo përkon qëndresë, të mblidhemi këtu dhe ky dhjetor të mos i ndalë asnjë moment. Rama mundet nëse kemi fëmijët përdore duke u përballur me të”, tha ai.