Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Bardhi: Vlerësoj integritetin e prokurorëve


Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha në një konferencë për shtyp se mbledhja e Këshillit të Mandateve për rastin Balluku është shtyrë për herë të parë pa caktuar datë tjetër, duke zvarritur procedurat dhe duke rrezikuar hetimin e SPAK. Ai vlerësoi gjithashtu integritetin e prokurorëve që nuk u intimiduan gjatë seancës.

“Po tentohet të zvarritet ngjarja. Këshilli i Mandateve është mbledhur gjithmonë brenda 48 orë, i ka dhënë kohë personit 48 orë dhe brenda 72 orësh ka miratuar kërkesën në seancë plenare. Ky është rasti i parë ku mbyllet mbledhja pa caktuar mbledhje tjetër.

Dje morëm dosjen e plotë të sjellë nga Prokuroria. Për 5 herë gjatë mbledhjes u tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund të merrnin materiale, dua të vlerësoj integritetin e prokurorëve.”

Bardhi tha se Kryeministri Rama të heqë dorë nga pengimi që po tenton t’i bëjë drejtësisë

I bëj thirrje Ramës, të heqë dorë nga pengimi që po tenton ti bëjë drejtësisë, tentativa për ta marrë peng, avokatia ndaj të korruptuarës Belinda Balluku. Të mbledhë në fillim të javës Këshillin e Mandateve dhe për të marrë vendimin për ti kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun”, shtoi ai.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i bëri thirrje dhe kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, të thërrasë mbledhjen.

“Zbatoni ligjin dhe rregulloren, dhe thërrisni menjëherë, në fillim të javës, mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, për të dëgjuar argumentet dhe mbrojtjen që ka për të dhënë Belinda Balluku, si dhe për t’ia referuar seancës plenare vendimmarrjen për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut”,- tha Bardhi.