
Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e paralajmëruar para kryeministrisë.
Aktivistët e saj janë përplasur me policinë që është përpjekur t’i ndalojë. Protestuesit thërrisnin “Edi Rama o hajdut”, “Dorëhiqu” etj.
Kreu i Lëvizjes Bashkë Lapaj tha se nuk e trembin procedimet ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashhkohen protestës.
“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale. Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe. Për të gjithë ata që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj! Edi Rama je hajdut, je hajdut! I them Edi Ramës nga ky shesh. Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun.” – tha Lapaj.