Vendosni fjalën kyçe....

Seanca e fundit për 2025/ Kuvendi si arenë boksi, zjarr jashtë, flakadanë brenda


Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar u shoqërua me tensione të forta dhe kaos në Kuvend. Deputetët e opozitës hynë herët në sallë dhe zunë karriget e kabinetit qeverisës, duke u përplasur fizikisht me gardistët që tentuan t’i largonin.

Opozita kundërshtoi betimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, i zgjedhur vetëm me votat e PS. Endri Shabani u betua si Avokat Populli në seancën plenare mes kaosit të opozitës, të cilët ndezën në sallë edhe flakadanë.

Pas betimit, ai përshëndeti deputetët e opozitës me puthje dhe u largua nga salla.Në nisje të seancës, deputeti Belind Këlliçi ndezi flakadan, ndërsa deputetët e PD hodhën ujë dhe kartonë votimi në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.