Vendosni fjalën kyçe....

Macron optimist për financimin e Ukrainës, por i rezervuar për marrëveshjen me Amerikën Jugore



Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbërritur në samitin e BE-së duke shprehur optimizëm se mund të arrihet një marrëveshje për financimin e Ukrainës, përcjell DW.

“Komisioni Evropian ka propozuar disa opsione, dhe janë nisur diskutime të rëndësishme për mënyrën e përdorimit të aseteve që mbahen nga rusët. Duhet të bashkojmë të gjithë dhe jam i sigurt se do të gjejmë një pozicion të përbashkët,” tha Macron përpara takimit me gazetarët.

Megjithatë, ai tregoi rezervat e tij për marrëveshjen e tregtisë së lirë me bllokun e Amerikës së Jugut, Mercosur.

“Dua t’u them fermerëve tanë, që kanë shprehur qartë qëndrimin e Francës: ende nuk jemi aty dhe marrëveshja nuk mund të nënshkruhet në formën aktuale,” tha Macron. Ai shtoi se Franca, e cila ka qenë prej kohësh kundër planit, do të bllokojë çdo përpjekje për ta imponuar atë me forcë.