Vendosni fjalën kyçe....

Trump bën gati sanksione të reja ndaj Putinit nëse refuzon marrëveshjen e paqes në Ukrainë


Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, të përqendruara kryesisht në sektorin e saj energjetik, me qëllim rritjen e presionit ndaj Moskës nëse presidenti Putin hedh poshtë marrëveshjen e paqes me Ukrainën.

Lajmi u raportua të mërkurën nga Bloomberg, duke iu referuar burimeve të njohura me çështjen.

Sipas raportit, administrata amerikane po shqyrton disa mundësi, përfshirë shënjestrimin e anijeve që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “flotë hije” të Rusisë, e përbërë nga cisterna që përdoren për transportin e naftës ruse, si edhe të tregtarëve dhe ndërmjetësve që lehtësojnë këto transaksione.

Agjencia Reuters nuk ishte në gjendje ta konfirmonte menjëherë raportimin, ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Burimet bëjnë me dije se masat e reja sanksionuese mund të shpallen që në fillim të kësaj jave.

Në raport shtohet gjithashtu se Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, e ka diskutuar këtë çështje gjatë një takimi me një grup ambasadorësh evropianë në fillim të kësaj jave, shkruan Yahoo.