Vendosni fjalën kyçe....

“Salianji është vetëpërjashtuar nga PD-ja” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.

Ai e bëri deklaratën pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë që u shoqërua me tensiona të forta e debate.

“Besoj se unë jam shprehur përfundimisht sot në konferencën e shtypit. Gjithçka kam patur për këtë cështje e kam shprehur si kryetar i PD, dhe asgjë nuk e lëviz. Qëndrimi absolut I kësaj force politike, vija e kuqe janë bandat dhe krimi. Nuk kam thënë se s’ka vetëpërjashtime” – tha Berisha.

Më herët Salianji, i cili nuk mori pjesë në mbledhjen e kryesisë së PD-së, i përmendi Berishës futjen e Arjan Ndojës në listën e deputetëve.