Vendosni fjalën kyçe....

Salianji nesër në Elbasan, takim me demokratët në teatrin “Skampa”


Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka njoftuar takim me demoratët e Elbasanit ditën e nesërme. Takimi do mbahet në teatrin “Skampa” në orën 18:00.

Ai vjen pas një turi takimesh të nisur prej tij në mbarë vendin me atë të Durrësit të parin, që u pasua nga takimi i Gjirokastrës.

Takimi i nesërm vjen gjithashtu pas debateve në mbledhjen e kryesisë së PD-së ditën e djeshme mes Salianjit dhe Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka.

Në deklaratat e tij mediatike, Salianji ka thënë se nuk ka ambicie personale dhe se e ka nisur turin për të dëgjuar demokratët e lënë pas dore e të braktisur.

Ai ka kërkuar mbajtjen e përgjegjësive nga drejtuesit për rezultatet në zgjedhje dhe riorganizimin e PD-së për t’u kthyer në një forcë fituese.