Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit që do të mbështesë projekte shqiptare


Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të krijojë Bankën e Zhvillimit, një institucion që do të mbështesë financiarisht projektet shqiptare, veçanërisht ato në sektorin e bujqësisë.

Gjatë një takimi me fermerë të qarkut të Elbasanit, Rama theksoi se Banka e Zhvillimit do të shërbejë si një instrument konkret për mbështetjen e fermerëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke lehtësuar aksesin në financim.

“Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit, që do të mbështesë projekte shqiptare, projektet tuaja. Po ë në lëvizje në favorin tuaj, edhe Agrokreditin që është një instrument, i varur nga Ministria e Financave.

Linja e re e kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me fokus bujqësinë e BSH, që shkon deri në 250 mln euro dhe deri në 2 mnl euro nesër, është aty dhe ju pret juve.

Pushteti vendor, bashkitë tona, dhe të ngrihem në lartësinë e kësaj sfide, me nevojës suaj për partneritet për finance, për mbështetje institucionale dhe me dije dhe për të mos qenë vetëm në këtë përpjekje. Bashkinë e kanë mundësi që të bëhen partner i sigurt i fshatit, i fermës dhe i fermerëve.

Nuk ka nevojë që ju të prisni që të vijë dikush që të bëni një infrastrukturë zhvillimi. Ju mund ta bëni këtë vetë. I takon bashkisë që të vijë te ju dhe tua ofrojë këtë mbështetje.

Me ndihëm me Universitetit Bujqësor mund të bëhen projekte. BE vjen si bekim për ata që janë përgatitur dhe si mallkim për ata që s’janë gati. BE shoqërohet me rregulla të rrepta dhe të nxjerr nga tregu. Janë 4 vite dhe janë të mjaftueshme për t’u përgatitur për atë ditë që t’u gjejë gati. Jini aktiv në kërkimin më shumë të mbështetjeve financiare.”, tha Rama.