
Sërish kanë vijuar përplasjet te Kryeministria mes Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij nga policisë.
Shkak kësaj here ka qenë një gardh metalik që forcat e policisë e kanë vendosur në fillim të trotuarit duke larguar nga trotuari Lapajn dhe mbështetësit e tij që qëndrojnë prej disa ditësh në shesh.
Herë pas here dëgjohen thirrje në videon nga protesta, teksa iu drejtohen policëve “Çfarë po bëni? A jeni normal?”
Ndërkohë vete kreu i Shqipëria Bëhet, dëgjohet teksa thotë se forcat e rendit duan largimin e tij dhe të mbështetësve nga sheshi, duke iu mohuar e drejta e protestimit.
Gjithashtu në video, Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë se ka dhunuar një protestues dhe më pas u kërkua edhe ndërhyrja e ambulancës.
Gardhi metalik u vendos pasi një tjetër protestë, ajo e Foltores, do zhvillohet në orën 18:00 nga Partia Demokratik dhe Sali Berisha, në sheshin para Kryeministrisë
Lapaj dhe protestuesit aty kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit duke u shtyrë me policinë.