
Partia Demokratike ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli. Lajmi është bërë me dije nga Report Tv.
PD e cilëson si të pavlefshëm zgjedhjen e Shabanit, pasi 35 votat që dhanë në mbështetje të tij, i tërhoqën dy ditë pasi u shpallën të gjitha kandidaturat. Tërheqja e firmave nuk u njoh nga Komisioni i Ligjeve e as në Kuvend.
Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli me 85 vota në Kuvend, proces të cilin opozita e braktisi.