Vendosni fjalën kyçe....

“Më 22 dhjetor shqiptarët do t’i japin përgjigje qeverisë”-Berisha


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit ka vjedhur bashkë me Belinda Ballukun.

Berisha u ndal edhe te protesta e paralajmëruar e opozitës më 22 dhjetor në Tiranë, për të cilën tha se do të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj, sipas tij, vendimit të qeverisë për të penguar hetimet mbi aferat korruptive.

“Shqiptarët më datë 22 dhjetor do të mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Edi Ramës për të mos lejuar hetimin dhe vjedhjen e parave që ka marrë me Belinda Ballukun. Ju keni kureshtje të tjera të plota.

Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. Shënimi që i lash armikut të egër të pluralizimit politik, mercenarit të Ramës dhe narko-qeverisë së tij, në kujtesën se për veprat e tij penale, drejtësia do të japë fjalën e saj.

Ky mesazh nuk është i fundit. Ai me Irena Gjokën ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Ai ka hyrë në galerinë e turpit.

Ata të dy janë figura, por siç e patë, Irena dhe Altin ka të tjerë plotë. Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë, ka hedhur poshtë, dhe nuk pranoi të shqyrtojë kërkesën e grupit parlamentar të PD, me pretekstin që nuk legjitimohej, edhe pse e përcakton Kushtetuta, tha ai.