Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: I them frikacakut që merr zvarrë Adriatik Lapaj, s’ke parë gjë akoma


Kreu i PD-së Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mbushin sheshet kundër qeverisë Rama për të shpëtuar familjet dhe të ardhmen e tyre.

Në fjalën përpara qindra mbështetësve në foltoren e përjavshme para kryeministrisë, Berisha denoncoi dhunën e policisë ndaj Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të tij.

“Këtu duhet të arrijmë ne, për këtë duhet të betohemi ne. Këtu duhet të vijnë njerëzit për të shpëtuar veten e tyre, të ardhmen, familjet e tyre. I them frikacakut që merr zvarrë Adriatik Lapajn, protestues paqësor, civil, s’ke parë gjë akoma. Nëse i merr shqiptarët për protestues frikacakë je shumë gabim. Deri tani keni dëgjuar për lubi Ballukun. Ka edhe një lubi tjetër, lubia Mirlkinda e AKSHI-t. Nuk dëgjuar gjë akoma.” – tha Berisha.