
Ernest Muçi shënoi një nga tre golat e barazimit të Trabzonsporit ndaj Beshiktashit mbrëmjen e sotme.
Lojtari i kombëtares shqiptyare po kalon një formë mjaft të mirë duke u bërë vendimtar në rezultatet e mira të ekipit të tij javët e fundit.
Muçi shënoi golin e parë të ndeshjes kur rezultati ishte 2-0 për miqtë nga Stambolli.
Këta të fundit arritën të kryesojnë 3-1 por pas daljes me karton të kuq të një lojtari, ata u mbyllën në mbrojtje ndërsa Trabzonspori shënoi dy gola duke barazuar në fund.
Ekipi i Muçit mban vendin e dytë në renditje duke qenë ndër kandidatët për titullin kampion.