
Administratori i një firme është arrestuar në Tiranë pas një aksidenti në vendin e punës ku humbi jetën një punonjës.
Në pranga ka rënë A.M. pasi paraditen e sotme u rrëzua nga lartësia duke gjetur vdekjen një punonjës hidraulik me iniciale H.P.
Njoftimi
“Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.”