
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në dalje të Fushë-Krujës, ku për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, i riu kishte mbetur me automjetin e fikur në mes të rrugës dhe po tentonte ta ndizte, në momentin kur është përplasur nga një automjet tjetër.
Nga përplasja, 18-vjeçari ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje kritike. Fatkeqësisht, pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.