Vendosni fjalën kyçe....

Në garë për drejtimin e SPAK, Musabelliu: Synoj drejtim të pavarur


Doloreza Musabelliu prezantoi para anëtarëve të KLP platformën dhe vizionin e saj për drejtimin e SPAK në 3 vitet e ardhshme.

Ajo theksoi se synon të ofrojë një drejtim të pavarur, të orientuar drejt rezultateve konkrete, duke sjellë integritet, vizion dhe vendosmëri.

Musabelliu ka mbi 15 vite eksperiencë në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe SPAK, duke u përfshirë në hetime të komplikuara ndaj grupeve kriminale.

“Dua të kontribuoj me integritet, vizon dhe vendosmëri në drejtim e SPAK. Përvoja gjatë 2 dekadave bashkë me kurajën, etikën përbën garanci për drejtimin e institucionit.

Institucioni futet në një periudhë konsolidimi, ku roli i SPAK mbetet thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë kandidm synoj të ofroj drejtim të pavarur, të orientuar drejt rezultateve konkrete që përfaqësojnë parimet më të larta të shtetit të së drejtës.

Për 15 vite kam ushtruar pa ndalim profesionin e prokurores. Kam qenë pjesë e Krimeve të Rënda dhe SPAK. Veprimtaria ime ka qenë vetëm në këto dy institucione.

Kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në shtetin e së drejtës. Karriera ime ka filluar që në vitin 2004, në prokurorinë për krimet e renda, që kur isha e re jam marrë me bandat e armatosura, gupet e strukturuara dhe organizata kriminale.

Përvoja 6 vjeçare në SPAK ka qenë thelbësore përmes hetimit me kompleksitet të lartë.

Drejtimi kërkon më shumë se një vizion, një njohje në rrënjë të sistemit, aftësi për vendimmarrje të shpejtë dhe të sigurt dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”, tha Musabelliu.