
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot për të votuar emrin e Joni Ketës, të propozuar nga SPAK për pozicionin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Joni Keta, 37 vjeç, ka shërbyer më parë në detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni.
Detyra e mëparshme e drejtueses të BKH-së ishte mbajtur nga Aida Hajnaj, mandati i së cilës përfundoi në gusht të këtij viti.