Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, Berisha: Do të riparaqesim në Kuvend amendamentin për minimumin jetik dhe ripopullimin


Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se Buxheti 2026 ëhstë një piramidë mashtrimi dhe vjedhjeje ndaj shqiptarëve.

Ai u ndal në rritjen e çmimeve dhe kostove të jetesës, që sipas tij çon në rritjen e taksave.

Kryedemokrati u shpreh se do të ri paraqitet në Parlament amandamenti për minimumin jetik, që sipas tij duhet të jetë mbi 200 euro.

“Për herë të parë në 2 vite, shteti është kontributor kryesor, por jo se janë ndërmarrjet publike të shtetit. Se ka shtete të cilat menaxhojnë sektorë publikë prodhimi, që predominojnë mbi sektorin privat. Kurse këtu shteti predominon në ekonomi me 2 kontribute kryesore.

Së pari me rrogat, pensionet, sigurimet shoqërore, sigurimet e tjera, duke mbajtur një makineri gjigande të punësuarish dhe rritjen e tyre. Rritjen fiktive siç do ta shohim këtu.

Së dyti, shteti kontribuon me taksën neto. Çfarë është taksa neto? Taksa neto është taksa që vilet ndaj prodhimeve, shërbimeve, etj., pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të.

Por shikoni çfarë ndodh.

Ndodh që çdo rritje çmimi, rrit taksën. Në qoftë se çmimi i qumështit kalon nga 2 në 4 euro, TVSH që vilet nga e njëjta litër qumësht dyfishohet dhe kështu për të gjithë zinxhirin e çmimeve.

Pra, një rritje që i detyrohet rritjes së çmimeve. Në një kohë kur jo rritja e çmimeve, por stabiliteti i tyre dhe pse jo në raste të caktuara ulja për shkak të konkurrencës etj., është përfitimi madhor i qytetarëve shqiptarë.

Për ta zbërthyer më tutje këtë buxhet.

Sot vetëm nga viti 2023 gjer në vitin 2025, me 200 euro merr më pak seç merrje 3 vite më parë me 160 euro. Po, e provuar, e faktuar.

Rritja e çmimeve sipas Eurostat-it krahasuar me vendet e tjera është 1% më e lartë se çmimi mesatar i BE-së, në ushqime është 17%.

Por tani ka një studim me të dhëna të frikshme nga një ekspert absolutisht i pavarur, i cili nxjerr çmimet në Shqipëri, 85% më të larta se në mesataren e BE-së.

Unë personalisht e besoj studimin e tij. Është ekspert me reputacion.

Do të paraqesim në Kuvend amendamentin për minimumin jetik. Me këtë rritje çmimesh është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro. DO të paraqesim dhe elementet bazë të platformës tonë për ripopullimin e vendit. Po ecim drejt një humnere kombëtare. Duhen deri në 50 vite të arrijmë aty ku ishim,, nëse veprojmë sot”, tha ai.