
Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj saj lidhur me dosjen e kryebashkiakut Veliaj.
Avokatët e saj I kanë parashtruar tre kërkesa Gjykatës së Posaçme.
Përveç pushimit të çështjes, nëse kjo nuk pranohet, Bushka kërkon veçimin e çështjes së saj dhe moskompetencën nga Gjykata e Posaçme dhe gjykim të shkurtuar.
Bushka akuzohet nga SPAK për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ajo dyshohet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.