Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për takimin e Salianjit: Agjendë krejt personale, kur ishte në burg morëm 3 mijë vota më shumë në zonën e tij


Kreu i PD-së Berisha e quajti agjendë personale takimin e ish-deputetit Ervin Salianji në Durrës.

I pyetur mbi foltoren e djeshme kryedemokrati tha se e uronte Salianjin ta vijonte agjendën për aq kohë sa të ketë qejf.

Berisha tha ish-deputeti është anëtar kryesie dhe nuk ka ngritur asnjë problem në mbledhjet në selinë blu. Ndërsa tha se strukturat e Durrësit nuk i janë përgjigjur atij në takimin privat.

“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Është një anëtar Kryesie, i cili ka një agjendë personale dhe uroj që ta vazhdoj sa të ketë qejf. Eshtë anëtar i Kryesisë, i cili më parë nuk ka ngritur probleme në Kryesi. Ai do që të ketë agjendë personale, ta vazhdojë deri në fund. Deri sa ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë strikt private.”, tha Berisha.

Ai tha se kur Salianji ishte në burg, në zgjedhjet e 11 majit PD mori 3 mijë vota më shumë.

“Ai është i ngarkuar, ka një zonë ku duhet të bëjë analiza. Ai ka të drejtë që të bëjë takime në zonën ku punon. Zgjedhja është thelb i lirisë, ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë. Salianji ishte në burg kur….janë marrë nja 3 mijë vota më shumë në këto zgjedhje.”, tha ai.