Vendosni fjalën kyçe....

Balla debat me Shehajn: Kur përmend emri tim, laj gojën


Seanca plenare është tensionuar pas debatit mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe deputetit të opozitës Agron Shehaj.

Balla reagoi ashpër ndaj deklaratave të Shehajt, duke e akuzuar se kërkon vëmendje në rrjetet sociale.

“Për tu bërë interesant për rrjetet sociale, bërtet dhe kujton se është interesant edhe kur ja fut kot.

Ti kur të përmendësh emrin tim laj gojën, po bëjë gargarën me ujë të kripur Vlore, se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017.

Kujdes se mos të bën të penduarin Luli”, tha Balla.