Vendosni fjalën kyçe....

Protestat e fermerëve në Greqi mbyllin aksin Kakavijë–Janinë edhe të martën



Policia Kufitare në Kakavijë njofton se edhe këtë të martë do të ketë bllokim të qarkullimit, për shkak të protestës së fermerëve në Greqi.

Aksi Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të qëndrojë i mbyllur nga ora 16:00 deri në 21:00 (me orën greke).

Vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë.

Greqia po përjeton protesta të vazhdueshme prej tre ditësh, me fermerë që kanë paralajmëruar bllokime të reja të akseve kryesore dhe porteve. Të hënën pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Të martën protestës do t’i bashkohen edhe blegtorët, ndërsa për ditët në vijim priten bllokada të tjera në zonat e Beotisë dhe Evrosit. Fermerët deklarojnë se do të vazhdojnë me bllokimin e porteve dhe doganave derisa të dëgjohen kërkesat e tyre.