
Një biznesmen është vrarë me armë zjarri pranë biznesit të tij në Elbasan.
Biznesmeni Mondi Mëhalla është gjetur i vdekur brenda makinës së tij, në karburantin e tij “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën jugore te qytetit. Ai dyshohet se është qëlluar me dy plumba në kokë brenda makinës “Range Rover”.
43-vjeçari ishte gjithashtu edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”.
Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.
Mëhalla ishte ne gjyq për armbajtje pa leje, posedim të sendesh të jshtëligjshme dhe shpërndarje narkotikësh. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome.

Njoftimi
“Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”