Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Hapësira ajrore mbi Venezuelën do të mbyllet plotësisht


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës do të mbyllet në tërësi, duke paralajmëruar të gjitha linjat ajrore dhe pilotët që të shmangin fluturimet në zonë, përcjell Reuters.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem merrni parasysh se HAPËSIRA AJRORE MBI DHE RRETH VENEZUELËS ËSHTË E MBYLLUR NË TËRËSINË E SAJ.”

Paralajmërimi vjen vetëm një javë pasi rregullatori amerikan i aviacionit dha një njoftim urgjent për linjat kryesore ajrore mbi rrezikun “potencialisht të rrezikshëm” për fluturimet mbi Venezuelë, për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë dhe aktivitetit të shtuar ushtarak në dhe rreth territorit venezuelas.

Ndërkohë, autoritetet në Caracas kanë pezulluar të drejtat e operimit për gjashtë linja ajrore ndërkombëtare që kishin ndërprerë fluturimet drejt Venezuelës pas paralajmërimit të FAA-së.