Vendosni fjalën kyçe....

SPAK të hetojë Ballukun për fotovoltaikun 80 milionë eurosh në Fier të fituar nga punonjësi i Salillarit” – Bardhi


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i kërkon SPAK-ut që të hetojë tenderin me vlerë 80 milionë euro për ndërtimin e centralit fotovoltaik të fituar nga kompania Albanian Solar Poëer  Ai shkruan se tenderi në fjalë është fituar nga Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, i cili nuk ka as kapacitetet teknike dhe as financat për një projekt të tillë.

Bardhi thekson se rasti në fjalë tregon se zv.kryeministrja Balluku është zyrtarja më e korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj kryeministrit Rama.

“E pamundur të gjesh një projekt që mban firmën e Belinda Ballukut dhe të jetë në përputhje me ligjin! Pas cdo projekti miliona euro fshihen vetëm afera korruptive apo dyshime serioze për pastrim të parave të pista.

Belinda Balluku rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë Albanian Solar Poëer për një leje gjigande për ndërtimin e centralit gjenerues prej 82 megavatësh të energjisë elektrike fotovoltaike, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier. Ky projekt me vlerë të paktën 80 milionë euro investim, rezulton se ka si përfitues shtetasin Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, që nuk gëzon as kapacitetet teknike dhe as financiare për realizimin e një projekt të tillë.

Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj Edi Rama. I takon Prokurorisë së Posaçme të mbajë përgjegjës për këtë paligjshmëri Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, si dhe t’u tregojë shqiptarëve se kush fshihet pas emrit fiktiv të pronarit të kësaj kompanie dhe paratë e kujt po tentohen të pastrohen përmes këtij projekti 80 milion euro.

Ndiqni më poshtë invetigimin e shkëlqyer të emisionit @Piranjat, që meritojnë një vlerësim të madh për shërbimin që po i kryejnë interesit publik.” – shkruan Bardhi në Facebook.