Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO zhvillon sot seancën për masat e sigurisë ndaj Ballukut, Gjylit dhe Elezit



Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masave të sigurisë ndaj Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.

Sipas GJKKO-së, të tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe për lotin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku dyshohet se ka pasur paracaktim të kontraktorëve fitues.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH-së, dhe Erald Elezin, administrator i KESH-it, u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Balluku po hetohet në lidhje me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe me lotin nr. 4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.