Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e pajetë 75-vjeçarja e humbur në Devoll



Është gjetur trupi i pajetë i të moshuarës që u raportua e humbur një ditë më parë në Devoll.

Policia njoftoi se shtetasja F. H., 75 vjeçe, ishte larguar nga banesa dhe dyshohej se mund të ishte mbytur për shkak të prezencës së ujit në fshatin Progër.

Sipas njoftimit zyrtar, pas kërkimeve të kryera, e moshuara u gjet sot rreth orës 08:30, në dalje të fshatit, në anë të një përroi, pa shenja jete.

Policia po vijon procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.