Vendosni fjalën kyçe....

Familjet britanike të shtresës së mesme rrezikojnë rritje të pakufizuara të taksës së pronës



Qeveria britanike po përgatitet të rishpërndajë fondet nga këshillat lokalë më të pasur drejt zonave më të varfra, kryesisht në veri të Anglisë, në kuadër të “rishikimit të financimit të drejtë” të propozuar nga qeveria laburiste. Si pasojë, këshillat që aktualisht aplikojnë taksa të ulëta dhe hasin vështirësi financiare mund të marrin leje të rrisin taksën e pronës mbi kufirin aktual 5%, pa mbajtur referendum, përcjell Telegraph.

Zonat që pritet të preken më shumë përfshijnë Londrën, Home Counties, pjesë të lindjes së Anglisë, si dhe rajone të pasura rreth Manchesterit dhe Birminghamit. Ndërkohë, këshillat që zgjedhin të mos aplikojnë rritjen maksimale të taksës, rrezikojnë të mbeten pa mbështetje shtesë nga qeveria qendrore.

Ministria e Banim-it tha se autoritetet lokale me taksa më të ulëta se mesatarja mund të kërkojnë rritje mbi 5% nëse ndodhen në vështirësi. Ndër 111 këshillat që aktualisht aplikojnë tarifa nën mesataren, shumë prej tyre janë bastione tradicionale konservatore.

Kritikët, përfshirë Sir James Cleverly të Partisë Konservatore, e kanë cilësuar planin si “grabitje politike fondesh” që mund të çojë në rritje të taksave deri në 10% në vit për disa zona. Ata paralajmërojnë se modeli penalizon këshillat që menaxhojnë mirë fondet, ndërsa favorizon zonat urbane të drejtuara nga laburistët.

Qeveria mbron ndryshimet duke thënë se ato korrigjojnë pabarazitë historike dhe do të drejtojnë fondet drejt komuniteteve me nevoja më të mëdha, ndërsa një konsultim për “arranxhime të personalizuara” pritet të nisë muajin e ardhshëm.