
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë njoftoi se deri në orën 11:00, 6,13% e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në balotazhin për kryetar komune në 18 komuna të vendit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri me dije se 80.659 qytetarë votuan deri në këtë orë, sipas të dhënave nga mbi 95% e vendvotimeve.
Në total, në këto komuna balotazhi kanë të drejtë vote mbi 1 milion qytetarë.
Pjesëmarrja deri në orën 11:00 është pak më e ulët krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, më 12 tetor, kur në të njëjtën orë kishin votuar 7,58% e qytetarëve.