
Kryeministri Edi Rama njoftoi fillimin e indeksimit të pagave për sektorin publik, praktikë që deri tani aplikohej vetëm për pensionistët. Sipas tij, kjo politikë e re pagash, e kombinuar me rritjen e përgjithshme, do të shtojë rreth 100 milion euro që në vitin e parë, duke rritur fuqinë blerëse të punonjësve në të gjithë vendin.
“Fillimi i indeksimi i pagave për sektorin publik, qoftë në nivel qendror dhe vendor. Politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 ml euro që në vitin e parë shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjithë kategorive shoqërore.
Konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, shoferë, sanitarë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 1-0 mijë lekë të reja në muaj.
Për specialistët rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja. Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lekëtë reja më shumë në muaj. Për herë të parë në shëndetësi do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë”, tha ai.