
Bonuset e Wall Street pritet të rriten për të dytin vit radhazi për tregtarët dhe bankierët investues për shkak të volumit në rritje të marrëveshjeve dhe volatilitetit të tregut, sipas kompanisw sw konsulencës së kompensimit financiar, Johnson Associates.
Fondi i bonuseve pritet të jetë më i larti që nga viti 2021, kur marrëveshjet dhe fitimet u rritën në një rekord. Profesionistët e shitjes dhe tregtimit të aksioneve pritet të marrin rritjet më të mëdha të bonuseve, nga 15% në 25%, ndërsa bankierët investues në këshillimin e Bashkimeve dhe Blerjeve (M&A) dhe nënshkrimin e aksioneve ka të ngjarë të marrin rritje prej 10% deri në 15%.
“Tregjet janë në vlerësime rekord dhe ka një fluks të madh marrëveshjesh që ishin paralizuar dhe tani po shpwrthejnw,” tha Alan Johnson, drejtor menaxhues i Johnson Associates, shkruan Reuters.