
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij është e vendosur ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se Partia Socialiste “nuk do të largohet nga pushteti pa e bërë vendin pjesë të BE-së”.
“Raporti u thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në rrugën e duhur dhe na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë e më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027.
Sa më pranë BE të jemi aq më shumë do të ketë dhe për ta hapësirë dhe përkujdesje, gjë që nuk mungon as në këtë raport.
Ndjehuni mirë të gjithë, mbështetës apo kundërshtarë, së kjo qeveri i ka bërë detyrat për të gjithë dhe pastaj afrimiteti me BE-në është një garanci për të gjithë.
Sepse mbështetës dhe kundërshtarë jemi në kohë ë ndryshme sipas qeverive që shkojnë e që vijnë. Kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama.
Ai shprehu mbështetjen e tij për idenë e komisioneres europiane Marta Kos, që vendet aspirante të mund të ulen në tryezë me BE-në si të barabartë, edhe pa qenë ende anëtare.
Rama tha se kjo është një ide që ai vetë e ka propozuar prej vitesh dhe që, sipas tij, i shërben të dyja palëve.
Ai shtoi se Shqipëria ka bërë propozime konkrete dhe është gati të marrë pjesë në çdo diskutim për këtë model bashkëpunimi, pa pasur nevojë për ndryshime traktatesh.
“Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara, dhe e kam hedhur sa herë më është dhënë mundësia. I qëndroj kësaj ideje. Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit evropian. Është qasje që u jep të dy atë që duhet, pa i krijuar probleme njëri tjetrin.
Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Ata duan të njëjtë gjë, por kanë një frikë, duke qenë 27, ka vështirësi në marrjen e vendimeve.
Tani thonë ata, iamgjino të bëhemi 28, 29…32 sesa më e vështirë mund të bëhet pavarësisht se ne si ballkanas, mendoj se sot jemi më të qetë sesa ata që janë ballkanizuar ndërkohë. Kjo është arsye e mjaftueshme për të gjetur rrugë të ndërmjetme që është pozitive për të dyja palët.
Ne kemi bërë propozime konkrete, jemi gati të marrin pjesë në cdo diskutim. Kjo nuk ka nevojë të bëhet me ndryshime traktatesh por me marrëveshje.
Pas një marrëveshjeje, ne ulemi në tryezë. E rëndësishme të mos kemi veto, dhe ata të mos tremben nga vetoja unë. Kështuq ë e përshëndes këtë ide, nuk më gjen fare të surprizuar sepse edhe me Komisioneren ia kam thënë edhe këtë, dhe e kam përsëritur pavarësisht se kam dëgjuar nga disa që nuk janë më sot, ka thënë se cfarë është kjo iu duam brenda në shtëpi, me të gjitha.
Edhe me veton. Ne po iu themi se si mund ta adresojmë këtë dhe të jemi nashkarisht në këtë tryezë dhe të mos kemi asnjë shqetësim.
Njëri nga ata të mëdhenjtë më tha mua se do të hyni në BE patjetër dhe do të festojmë bashkë. Ai nuk është më, iku. E kuptoj dëshirat e mira por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të adaptohemi me kohën dhe të gjejmë një rrugë që të jemi në tryezë. Po as shqetësimi i tyre të mos kthehet në problem për ne prisni ju sa të reformojmë BE.”, tha Rama.