Vendosni fjalën kyçe....

Dinamo ngec ndaj Teutës, përfiton Elbasani dhe merr kreun


Dinamo dorëzoi kreun e renditjes pasi nuk qe në gjendje të merrte më shumë se një pikë në sfidën ndaj Teutës, që këtë sezon duket e rilindur pas vështirësive të shumta me të cilat është përballur sezobet e fundit.

Një barazim pa gola për kampionët në fuqi që këtë kampionat kërkojnë të mbrojnë titullin.Në ndeshjen tjetër, Elbasani mori një trepikësh tejet të rëndësishëm në sfidën ndaj Flamurtarit në transfertë duke u konfirmuar si një nga pretendentët për kreun. Golin e vetëm për elbasanllinjtë e shënoi Lajthia në pjesën e dytë.

Flamurtari nga ana e tij po bën një sezon mjaft të dobët. Vlonjatët mbajnë vendin e fundit duke qenë ndër kandidatët për të zbritur në kategorinë inferiore.