Vendosni fjalën kyçe....

Tetë të burgosur rezultojnë me Covid-19 në burgun e Drenovës


Pas ditës së djeshme me 20 të infektuar në qarkun e Korçës, tetë prej tyre mësohet se janë të burgosurit në burgun e Drenovës.

Shqiptarja.com raporton se të burgosurit po vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës dhe të gjithë kanë qëndruar në katin e dytë të IVPS-së Drenovë.

Të burgosurit janë transportuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në spitalin e burgut të Tiranës, ndërkohë po gjurmohen edhe raste të tjera brenda këtij sektori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *