Vendosni fjalën kyçe....

Digjet një vendgrumbullim gomash në Fushë-Milot, tymi mbulon rrugën Lezhë–Laç



Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së hënës një vendgrumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit, duke shkaktuar tym të dendur që ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore dhe ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë–Laç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të ndihmuara nga ekipet e Lezhës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonat përreth.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Në terren ndodhet edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.