
Kandidati për kryebashkiak të Nju Jorkut, Andreë Cuomo, tha të dielën se do përpiqet të bashkëpunojë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, nëse zgjidhet kryebashkiak.
“Unë e njoh Presidentin Trump. Kam qenë guvernator kur ai ishte president. Në mandatin e parë, ne punuam së bashku,” tha Cuomo për Fox News.
Cuomo tha se beson se Trumpi interesohet për Nju Jorkun dhe “do ishte i hapur për një rrugë bashkëpunuese që bën gjëra të mira në Nju Jork,” duke vënë në dukje se do ishte “fatkeqësi” nëse marrëdhëniet bëhen thjesht politike.
Lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me Guvernatoren e Nju Jorkut, Kathy Hochul, Cuomo theksoi domosdoshmërinë e punës së përbashkët, duke pasur parasysh rolin e Qytetit të Nju Jorkut si motori ekonomik i shtetit.
Cuomo hodhi poshtë gatishmërinë e kandidatit republikan Curtis Sliwa për detyrën, duke cituar vlerësimin e Trumpit se Sliëa nuk është gati për shkak të mungesës së përvojës menaxheriale dhe qeveritare, shkruan Anadolu Agency..
Sondazhet e fundit tregojnë se Demokrati Zohran Mamdani kryeson midis 41% dhe 47%, me Cuomon në 31-34% dhe Sliwa në 14-24%, sipas anketave nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit.