Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytje në Bulqizë pas reshjeve të shiut, rruga mes dy lagjeve e bllokuar



Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar përmbytje mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës, duke vështirësuar qarkullimin dhe rritur rrezikun për aksidente.

Rruga tek ura që lidh dy lagjet u mbush plotësisht me ujë, ndërsa situata përsëritet sa herë ka reshje të dendura për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese anësore të Rrugës së Arbrit dhe kanalit ujëmbledhës mes dy lagjeve.

Mbi këtë, reshjet e shtrëngata kanë shkaktuar edhe probleme të tjera në rrugët nacionale të Qarkut Dibër, përfshirë rënien e gurëve, duke vënë në vështirësi qarkullimin në disa akse kryesore. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë për të minimizuar pasojat.