Deputeti i PD Belind Këlliçi, i kërkoi kreut të SPAK-ut Dumani, të hetojë tenderin e zhvilluar sot në KESH, me vlerë 700 mijë euro.
“E ndërkohë për afate proceduriale, është një tender sot në KESH që po zhvillohet për blerjen e transformatorëve, sikur të shkoni sot të hetoni, ditën e sotme, do të zbulojnë që ai tender me një vlerë 700 mijë euro nëse shkon një qytetar i zakonshëm për të blerë transformator me çmim tregu i blen me 1/10 e çmimit, me vetëm 70 mijë euro.” – tha Këlliçi.
Demokrati shtoi më tej se dosja e inceneratorit të Tiranës po hetohet prej pesë vitesh duke e quajtur atë një precedent të kapjes së SPAK-ut.
“Është një precedent i tmerrshëm i kapjes së SPAK dhe mos-hetimit të kësaj çështjeje korruptive cila ka një kleçkë, ka këtë dokument, bonusin 8 % të pikëve të firmosur nga kryeministri piktor, një ndër të paktat firma që ka firmosur vetë Rama. i ka hapur rrugën koncensionit në një moment që kompania që ka fituar kontratën nuk ekzistonte. Do doja që drejtuesi i SPAK të qëndronte në Kuvend, meqë i ka merak afatet proceduriale, e rikujtoj se dosja e inceneratorit të Tiranës i ka tejkaluar 5 vite hetime paraprake.
Është një precedent i tmerrshëm i kapjes së SPAK dhe mos-hetimit të kësaj cështje, korruptive cila ka një kleckë, ka këtë dokument, bonusin 8 % të pikëve të firmosur nga kryeministri piktor, një ndër të paktat firma që ka firmosur vetë Rama. i ka hapur rrugën koncensionit në një moment që kompania që ka fituar kontratën nuk ekzistonte. Kjo është arsyeja se pse nuk hetohet kjo dosje dhe luhet me afate proceduriale.” – tha Këlliçi.
