
Policia e Tepelenës ka arrestuar një 44-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, i ndaluari është Nelson Shehu, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Gjakovës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, me vendim të datës 6 shkurt 2025.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 70”.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjakovës i kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ për kultivim të bimëve narkotike,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Interpol Tirana po kryen aktualisht procedurat për ekstradimin e Nelson Shehut drejt Kosovës.