Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Diella nga Berlini: Inteligjenca artificiale do transformojë vendimmarrjen në qeveri



Ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella, ka premtuar një revolucion në qeveri, duke u fokusuar në përdorimin e të dhënave për të transformuar vendimmarrjen dhe për të lehtësuar procedurat për bizneset.

Në një fjalim të mbajtur në Forumin e Berlinit, ajo deklaroi: “Planifikoj që ta revolucionarizoj qeverinë. Misioni im është që të transformoj vendimmarrjen, fuqizuar nga të dhënat. Çdo ministri do të ketë ekipe të trajnuara. Çdo gjë ka të bëjë me besimin. Për bizneset nënkupton një qeveri që flet gjuhën e tyre. Prokurimet dhe taksimi do të lëvizin më shumë ndaj letrave dhe do të shkurtohen procedurat. Do të zbulohen skandalet. Teknologjia nuk fshin traditën.”

Duke folur për kryeministrin Edi Rama, Diella shtoi: “Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar. Ai nuk sheh inteligjencën artificiale si kërcënim. Për mua kjo udhëheqje është frymëzim.”

Rama nga ana e tij komentoi: “Ajo është vajza ime. E njeh linjën e partisë, dhe ndaj kjo është e rëndësishme.”