Vendosni fjalën kyçe....

Starmer mbron planin polemizues të pasaportave dixhitale: O njerëz, do na lehtësojë jetën


Kryeministri britanik Keir Starmer, ka kërkuar të ringjallë mbështetjen publike për sistemin e propozuar të identifikimit dixhital të qeverisë së tij, duke këmbëngulur se pasaporta dixhitale do thjeshtojë jetën e përditshme dhe do fuqizojë qytetarët, pavarësisht kritikave në rritje për shqetësimet rreth privatësisë dhe kostos.

Plani për ID-të dixhitale – i shpallur muajin e kaluar – është përballur me kundërshtime të forta dhe u përshkrua nga kritikët.Më shumë se 2.9 milionë njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër propozimit, dhe një sondazh i “More in Common” zbuloi se ndërsa mbështetja neto për kartat e ID-ve dixhitale ishte 35% në fillim të verës, më shumë njerëz e kundërshtuan sesa e mbështetën planin pas shpalljes, duke çuar në një mbështetje neto prej minus 14%. Starmer, megjithatë, argumentoi se nisma do modernizonte Britaninë dhe do ulte burokracinë e panevojshme.

“Dixhitalizimi ka shndërruar tashmë kaq shumë pjesë të jetës sonë,  nga mënyra si bëjmë blerjet, udhëtojmë dhe kryejmë veprimet me bankat,” tha ai në një deklaratë të enjten.“Por ka shumë më tepër që mund të bëjmë për t’i bërë jetët e njerëzve më të lehta, më të thjeshta dhe më të sigurta.”

“ID-ja dixhitale ka të bëjë me kthimin e fuqisë në duart e njerëzve, duke hequr mundimin e gërmimit nëpër sirtarë për dokumente dhe burokracinë e kotë që kemi pranuar për një kohë të gjatë ndërsa sjellim Britaninë në epokën moderne,” vuri në dukje ai.

“Kjo mund të jetë një leje kalimi për të ecur përpara në jetë, duke i ndihmuar njerëzit të hapin një llogari bankare, të aplikojnë për një punë apo të kenë qasje në kujdesin ndaj fëmijëve. Vende në mbarë botën po korrin përfitimet e ID-ve digjitale, dhe publiku britanik duhet të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë,” tha ai.

Qeveria thotë se ID-të dixhitale mund t’i lëshohen çdo qytetari britanik dhe banori ligjor, duke lejuar njerëzit pa pasaporta ose patenta shoferi të provojnë identitetin e tyre dixhitalisht kur aplikojnë për punë, hapin llogari bankare ose sigurojnë hipoteka – pa pasur nevojë të dërgojnë dokumente fizike ose të paguajnë për shërbime private verifikimi, shkruan Anadolu Agency.

Starmer kërkoi gjithashtu të shpërndajë frikën se ID-të dixhitale mund të kërkohen për të pasur qasje në shërbimet thelbësore, duke theksuar se “sistemi i identifikimit nuk do nevojitej kurrë për të hyrë në spital.”

Pavarësisht këtyre garancive, partitë opozitare e kanë kundërshtuar propozimin.