Deputeti i PD-së Klevis Balliu deklaroi sot se marrja e zv.kryeministres Belinda Balluku si e pandehur është shenjë e qartë se anija e Rilindjes po fundoset.
Ai thekson se kryeministri Rama në përpjekje për të zgjatur edhe pak pushtetin po përpiqet të hedhë Ballukun, për të cilën shkruan se është ndër peshat e rënda të ekuipazhit.
Balliu shton se sado të përpiqet Rama, në fund qeveria dhe pushteti i tij do rrëzohen nga korrupsioni, abuzimi e krimi shtetëror.
“Marrja e Lubi Ballukut si e pandehur është shenja më e qartë se anija e Rilindjes po fundoset. Kapiteni i saj, Edi Rama, përpiqet të heqë një e nga një peshat e rënda të ekuipazhit të tij, në një përpjekje të dëshpëruar për të zgjatur udhëtimin dhe për të shpëtuar veten. Por sado ngarkesa të hedhë në det, anija e Rilindjes është dëmtuar përfundimisht nga korrupsioni, abuzimi dhe krimi shtetëror. Mbytja e saj është çështje kohe me hir apo me pahir, ajo do të fundosej në valët e së vërtetës.” – shkruan Balliu.



