
Në Delvinë ka përfunduar vlerësimi paraprak i dëmeve nga zjarret e korrikut dhe gushtit. Sipas kryetarit të bashkisë, Besmir Veliu, janë dëmtuar 16 banesa, 622 koshere bletësh, mbi 66 mijë ullinj, 18 mijë pemë frutore, 30 krerë bagëti dhe dy kisha. Qeveria do të dëmshpërblejë banorët përmes një vendimi të posaçëm.
“U konstatuan 16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë, janë djegur 30 krerë si dhe dy kisha të dëmtuara në zjarret e ndodhura në fund të korrikut në Njësinë Administrative të Vergoit, kryesisht në fshatin Senicë e Kalasë dhe nga zjarri në muajin gusht në qytet në Bashkinë e Delvinës.
Me anë të një VKM të veçantë, qeveria do dëmshpërblejë të gjithë banorët e prekur”, u shpreh Besmir Veliu-kryetari i Bashkisë Delvinë.