Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan blogeren/ Gjykata e Tiranës dënon motrat Berishaj – 3 vite burg për Marielën, 2 vite shërbim prove për Antonelën


Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktua 3 vite shërbim prove, masë që zbriti në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024.

Mariela dhe Antonela Berishaj fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet.

Ajo u godit me sende të forta për motive banale.