“Flet për Kosovën sikur ai e ka çliruar. E vetja gjë që ka çliruar janë thasët e votave të DHL, i paketoi e i solli siç i deshi. Unë jam krenar që jam dhëndër i Kosovës.
Djali dhe vajza janë bij dhe bija të Kosovës. Në të njëjtën kohë dhe prejardhjen familjare e kam nga themelues të Lëvizjes së Ballit kombëtar të cilën Kinostudioja juaj e bëri qesharake, por në Kosovë e Maqedoni janë heronjtë më të mëdhenj të trevave.
Kur Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji luftonin për bashkimin e trevave, paraardhësi juaj, ishte i deleguar nga Miladim Popoviçi për të prishur marrëveshjen e Mukjes.
Kur bashkëshortja ime 7 vjeç, përzihej nga çetnikët dhe paramilitarët serb, ky person (Edi Rama) i jepte çelësin Goran Bregoviç që inspironte çetnikët serb për të vrarë dhe prerë shqiptarët dhe të gjithë ato masakra që përmendi Berisha.
Dhe kur përmendet marrëveshja me Rusisë, shikoni sa i qeshur është ky zotëria me Lavrovin në krah. Për Kosovë dhe për bashkim kombëtar të jeni të sigurtë që jeni pasardhës të asaj partie që e copëtuar vendin.
Do punoj përditë për ta bërë Shqipërinë sa më të vogël. Dhe a ka mundësi asnjë gegë të mos jetë më në trojet e ‘toskëve’ që Enver Hoxha donte të bënte”, tha Xhaferri.
